Maqedoni

Ahmeti- Mickovskit: Fjala fjalë bëhet belaja, mos e lyp belanë

Fronti Europian më të gjithë liderët e partivë në koalicion po zhvillon tubimin qëndron në sheshin Maqedonia në Shkup.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në fjalimin e tijë deklaroi :

Unë jam rrit në kullë prej guri Hristijan që tre herë është e djegur prej pushtuesve. Populli im thotë gurë mbi gurë bëhet kalaja, fjalë mbas fjale niset belaja, mos bëj fjalë, mos nis bela dhe mati fjalët se je i ri dhe te nxjerr akoma buza tambël.

Ahmeti : Ti dalim zot tapisë se ky vend është i yni

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga sheshi i Shkupit, deklaroi :

Ahmeti tha se dikujt mund t’i vijë pak mërzi pse këta të rinj thërrasin UÇK, por sipas tij është UÇK-ja ajo që e bëri Maqeodninë.

“UÇK-ja i bëri me dinjitet edhe komunitetet më të vogla, si turqit, vllahët, romët, boshnjakët UÇK nuk ka qenë okupuese por çlirimtare dhe në këtë shtet shqiptarët mos të jenë argat por zot në shtëpi të vet.

Ti dalim zot tapisë se ky vend është i yni

Ne kur të huajën se kemi dashtë por për tonën kemi luftuar dhe kemi derdhë gjak. Ti dalim zot tapisë se ky vend është i yni .

Prandaj le t’i masim fjalët mirë, sepse ky vend, e ka vendin në Evropë, në Evropë nuk mund të shkojmë të ndarë, por të gjithë bashkë”, deklaroi Ali Ahmeti, duke thënë se e kaluara nuk duhet të harruar por duhet të pranuar që të mos na përsëritet.
Ali Ahmeti tha se vendi ardhëmri ka vetëm kur do të anëtarësohet në BE

Ahmeti: I ndjeri Trajkovski më falenderoi se UÇK-ja ma njohu besimin fetar

Fronti Europian më të gjithë liderët e partivë në koalicion po zhvillon tubimin qëndron në sheshin Maqedonia në Shkup.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në fjalimin e tijë deklaroi :

Të bashkuar nuk ka gjë që se arijmë, me sa skepticizëm flisnin se nuk bëhet kryeministri shqiptar, ca edhe talleshin, ca shkruanin humor, le ta përballojnë Talat Xhaferi është kryeministër, Bujar Osmani kandidat më i miri prandaj të organizohemi fortë me 24 prill se ky shtet dhe ky vend është edhe i yni.

Falenderues dhe mirënjohës ishte edhe i ndjeri Trajkovski sepse e pranoi se Ushtria Çlirimtare Kombëtare më bëri me dinjitet ma njofti besimin tim fetar sepse pushtet e kaluara nuk ja kishin njohur.

UÇK nuk ka qenë okupuese, ka qenë çlirimtare që në këtë shtet shqiptarët mos jenë argat por zot në shtëpinë e vet.