Maqedoni

Ahmeti: Me trishtim pranova lajmin për aksidentin e tmerrshëm në Kroaci

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre si pasojë e aksidentit tragjik që ndodhi sot në Kroaci, ku nga rrokullisja e autobusit të linjës Frankfurt-Prishtinë deri tani raportohet për 10 të vdekur.

“Me trishtim pranova lajmin për aksidentin e tmerrshëm në Kroaci.
Shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve që mëngjesin e sotëm humbën familjarët e tyre në aksidentin në afërsi të qytetit kroat Brod.
Uroj shërim të shpejtë të lënduarve dhe në këto momente trishtimi bashkëndjej dhimbjen me familjet e viktimave dhe me gjithë popullin e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti ne Facebook.