May 16, 2024
Maqedoni

Ahmeti: Grupi i Zjarrit nuk është përjashtuar nga partia, por ka qasje të gabueshme

Kreu i integristëve, Ali Ahmeti deklaroi sot se askush nuk do të përjashtohet nga BDI-ja, duke aluduar në Grupin e Zjarrit edhe përkundër veprimeve të tyre të fundit , duke nënvizuar se kjo është një qasje e tyre e gabueshme.

“Nga BDI-ja askush nuk është përjashtuar deri më tani, këta janë shokët e mi, këta janë bashkëpunëtorët e mi, e kanë shumë gabium qasjen, analizat që i bëjnë. BDI-ja është një nga partitë më demokratike, më e hapur në këto hapësira dhe akoma më shumë do punojmë që të jemi sa më transparent, të jemi sa më llogaridhënës, kështu që nuk ka të bëje kjo me diktaturë”, tha Ahmeti.

Ndërkohë i pyetur rreth zgjedhjeve eventuale të parakohshme, Ahmeti ritheksoi edhe njëherë se shumica parlamentare është stabile.

“Mendoj që shumica parlamentare është stabile, mirëpo ka një qasje paksa më të përpunuar, më të avancuar për një aleancë për Evropën e bashkuar por të shohim se sa do të funksionoj dhe sa do ta realizojmë këtë filozofi. Nuk ka të bëj me frikë të BDI-së, BDI-ja pa diskutim është fitues i zgjedhjeve…Unë kam thënë publikisht, kanë provuar ta fitojnë BDI-në por nuk e kanë fituar dhe hajde tani të reflektojnë dhe të gjithë nga pak të mposhtin krenarinë dhe të shohim se si do ta ndërtojmë një front për të përshpejtuar rrugën drejt Bashkimit Evropian…sepse ky është momenti më i rëndësishëm për ti avancuar çështjet tona dhe njëherit për të përmirësuar standardet tona”, tha Ahmeti.