Ahmeti dhe VMRO mesazhe njëri tjetrit
Ahmeti mesazh Mickoskit: VMRO-ja të mos sheh ëndrra, për të krijuar shumicë me Levicën
Ahmeti mesazh Mickoskit: VMRO-ja të mos sheh ëndrra, për të krijuar shumicë me Levicën
Publikuar 23:14 14 Janar, 2023
BB Media
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij në Çegran të Gostivarit foli edhe për ndikimin rus në vend. Ahmeti tha se duhet të kemi kujdes sepse Moska përpiqet të ketë ndikim në vend, ndërsa porositi VMRO-DPMNE-në që “mos të ëndërrojë të bëjë 61 deputetë me Levicën.
“Unë jam thellësisht i bindur dhe besoj në përcaktimin të partive politike kryesore, jo të Levicës, që kanë orientim pro-perëndimor. Nuk më pëlqejnë Aleancat që bëjnë. VMRO-ja gabon nëse mendon me Levicën mendon të bëjë 61 mandate dhe të margjinalizojë dhe të varrosin BDI-në si pengesa e vetme që gjoja se, në thonjëza “nuk mund të përparojnë maqedonasit se ua kemi marrë pushtetin dhe ata ta kthejnë dinjitetin tek maqedonasit”, gabojnë shumë dhe këta ëndrra të mos i shohin”, tha Ahmeti duke shtuar se na duhet front për Europë të bashkuar.
Kovacki: Qeverinë e re nuk e vendos Ahmeti, por populli në zgjedhje
“Ali Ahmeti tha dje se VMRO-DPMNE nuk duhet të ëndërrojë të krijojë shumicë me të Majtën”, thotë Dragan Kovacki nga VMRO-DPMNE.
“Por Ahmeti duhet të dijë 3 gjëra:
1. Qeverinë e re nuk e vendos Ahmeti, por populli në zgjedhje. Pushtetin e jep dhe e merr vetëm populli në zgjedhje, prandaj ka kaq frikë dhe ikin nga përballja me popullin.
2. Rregulli i koalicionit të një fituesi me një fitues nuk vlen dhe nuk është i shkruar askund, kështu që frika e BDI-së nga krimet e partnerëve me LSDM-në po rritet.
3. Është mirë që me deklarata të tilla zbulohen pikatorët dhe asët e politikës, por VMRO-ja do ta rrëzojë këtë pushtet bashkë me popullin”, thekson ndër të tjera ai.