Ahmeti dhe ministrat e BDI-së nuk morën pjesë në shënimin e 17 vjetorit të ndarjes nga jeta të Isa Likës
Dje është shënuar 17 vjetori i vdekjes së Isa Likës komandant Ilirit. Derisa kryetari i BDI Ali Ahmeti në Facebook e përshkruan figurën e tij si flakadan i pashuar frymëzimi drejt shtigjeve të përparimit të kombit, ai dhe ministrat e BDI-së nuk kanë marë pjesë në shënimin e 17 vjetorit shkruajnë mediat, transmeton Lideri.mk.
“U bënë sot plot 17 vite pa bashkëveprimtarin tim të idealit të lirisë e barazisë, komandantit të Brigadës 112 – Mujdin Aliu të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Isa Likën – Komandant Ilirin.
Nuk e harroj kurrë atë flakë atdhedashurie që buronte nga zemra e tij, guximin dhe vigjilencën e tij ushtarake në çastet kur duhej mbrojtur dinjiteti ynë kombëtar.
Iliri jeton në zemrat dhe mendjet tona si flakadan i pashuar frymëzimi drejt shtigjeve të përparimit të kombit!
Lavdi e përjetshme veprës kombëtare të Komandant Ilirit!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.