Maqedoni

Ahmedi: Më shum janë të shqetësuar neo-komunistët shqiptarë për sërbët që jetojnë në veri të Kosovës se sa vetē beogradi zyrtar!

Zhvillimet në Veriun e Kosovës po përcillen me vemendje të shtuar tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Shumica absolute e shqiptarëve përkrahin të drejtën e palës kosovare për të vendosur reciprocitet me Serbinë, me përjashtim të disa pushtetarëve, të cilët barazojnë palën kosovare dhe serbe, e madje edhe hedhin fajin tek pala kosovare. Ndaj kësaj dukurie ka reaguar aktivisti për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Blerim Ahmedi.
“Më shum janë të shqetësuar neo-komunistët shqiptar për sërbët që jetojnë në veri të Kosovës se sa vetē beogradi zyrtar!”, thotë Ahmedi.

Ndryshe me qëndrim mjaft kontrovers për zhvillimet në veriun e Kosovës u paraqit ministri i jashtëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili publikisht deklarohet shqiptar.

“Po e ndjekim situatën në Kosovën veriore me interes të madh”, shkruan Osmani në profilin e tij në Twitter. Pastaj vazhdon: “…përshëndesim deeskalimin e fundit. Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që në përputhje me synimet dhe vlerat e mira fqinjësore dhe me mirëbesim t’i përmbahen asaj për çka janë pajtuar duke marrë parasysh kontekstin e ndjeshëm gjeopolitik”, ka shkruar Osmani.

Ndaj këtij qëndrimi të kryediplomatit maqedonas ka reaguar gazetari Enver Robelli duke vlerësuar se deklarata e kryediplomatit të Shkupit tingëllon si e kopjuar nga prononcimet bajate të Josep Borrellit dhe Mirosllav Lajçakut ku faji u hidhet “të dyja palëve”.

“Deklarata e Osmanit i barazon palët, ndonëse dihet se kush është shkaktari i tensioneve në veri – është Serbia. Deklarata nuk i referohet fare sovranitetit të Kosovës, gjë që në kontekst të veriut është thelbësore.

Ekziston një vazhdimësi e sjelljes arrogante të Bujar Osmanit ndaj shtetit të Kosovës”, thekson Robelli.
Ka reaguar edhe ish gasetarja e Zërit të Amerikës nga Shkupi, Diana Toska duke e porositur “I vockël je me fol për Kosovën, o Bujar Osmani!”.

“Deklarimet e tilla përveq që dëshmojnë mosnjohuri elementare të politikës gjeostrategjike,janë të dëmshme, irituese, të dhimbshme ngase vijnë nga një shqipëfolës që fatkeqësisht përvoja po dëshmon se nuk frymon shqip, përderisa ende për gjuhën e tij amëtare deklaron se ka arritur sukses historik duke e shtrirë vertikalisht brenda sistemit.

Mjerim…”, ka shkruar Toska.