Agushi me porosi për Ahmetin: Pa kantonizim nuk mund ta bësh Maqedoninë si Zvicra
Gazetari Irfan Agushi i cili tash më jeton dhe vepron në Zvicër ka reaguar ndaj deklaratave të Ali Ahmetit se do ta bëjë Maqedoninë si Zvicra, informon portali “tetova1”.
Në profilin e tij në facebook, Agushi shkruan:
Nuk mund ta bësh Maqedoninë Zvicër, nëse e ke hequr kantonizimin nga agjenda politike
Kantonizimi i ka mundësuar Zvicrës që të zhvillohet si tërësi, pasi buxhetin që Kantonet e fitojnë e Investojnë në po të njejtin Kanton. Në këtë mënyrë pamundësohet diskriminimi.
Pa kantonizim apo qasje të ngjajshme do vazhdoj ajo parolla e vjetër “Trepça radi Beograd se gradi”.
Kantonizimi duhet të jetë kërkesa e rradhës. Është shumë e logjikshme që e njejta të kêrkohet nga shqiptarët. Këtë nuk e pres nga BDI, duhet të jetë opozita shqiptare ajo që do kërkoj një gjë të këtillë. Opozita nuk duhet të knaqet me një program të ngjajshëm me atë të BDI së.
Ngjyra e gjelbërt më pëlqen, pasi ishte koha e fundit të bëhet diçka në këtë drejtim. Duke shikuar dhe agjendën europiane sa i përket ambientit dhe investimeve të paralajmëruara në këtë fushë nga BE më bën të besoj që do bëhet diç në këtë drejtim. Por presim e shohim pasi zhgënjimet na kanë ndjekur mbrapa, tash e sa vite./tetova1/