Maqedoni

Agim Islami pyet nga burgu: Kujt i pengon pafajësia ime?

Në emisionin “Rruga drejt…” sonte debatohet për rastet e montuara gjyqësore dhe standardet e dyfishta të gjykatave në procedura të ndryshme gjyqësore. Të ftuar në studio me Adrian Kerimi, do të jenë Bedri Ajdari dhe Ramiz Dauti. Në kuadër të emisionit do të transmetohet edhe deklarata ekskluzive e Agim Islamit i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Alfa”. Islami potencon se të gjithë liderët politik i kanë premtuar liri pasi sipas tyre ai është i pafajshëm dhe se deklaratat e tyre për mos ndërhyrje në gjyqësor nuk mbajnë ujë. Emisioni transmetohet në orën 22:00 në Alsat

“Të gjithë politikanët, te cilëve nuk dua të ua përmend emrat, i keni pa edhe nëpër media vetë me gojën e tyre e kanë dëshmuar se unë jam i pafajshëm dhe nuk duhet të gjendem në burg. Të njëjtit ata politikanë më kanë premtuar se do ketë një zgjidhje dhe do të dalësh i pafajshëm. Unë po i bëj 15 vite dhe akoma jam në burg. Unë nuk e di kujt i pengon pafajësia imë që të dal prej burgu. Premtojnë dhe asgjë nuk realizojnë. Nuk e di pse”, deklaroi Agim Islami, I dënuar në rastin “Alfa”. /Alsat.mk