Aggeler: Kam shprehur mbështetjen tonë për prokurorinë e pavarur
Ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler, ka takuar sot kreun e Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Gavrill Bubevski.
Siç njoftojnë nga Ambasada Amerikane në Shkup në rrjetet sociale, Aggeler në takimin me Bubevskin ka shprehur mbështetjen e saj për prokurorinë e pavarur.
“Unë shpreha mbështetjen tonë për prokurorinë e pavarur, e cila është kyçe për avancimin e sundimit të ligjit dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë drejtësi dhe vendimmarrje të paanshme, theksoi ambasadori Aggeler”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.