Maqedoni

Ageler: Sistemi nuk arriti t’i ndihmojë – çmimin e pagoi Vanja?!

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, gjatë një interviste për Radio Kanal 77, është prononcuar rreth shumë temave aktuale, sikurse epideminë e korrupsionit, paralajmërimet për emra të rinj në “listën e zezë”, për sundimin e së drejtës dhe tema tjera. Ajo, duke adresuar kritika ndaj organeve kompetente, ka komentuar edhe vrasjen e 14-vjecares, Vanja Gjorcevska.

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Anxhela Ageler, gjatë intervistës për Radio Kanal 77, siç njofton Klan M, është prononcuar edhe rreth fundit tragjik të 14-vjecares, Vanja Gjorcevska dhe pret nga institucionet që të zbardhin këtë rast makabër.

“Sistemi nuk arriti t`i ndihmojë kësaj vajze. Bëhet fjalë për kriminelë të dhunshëm dhe nuk ishin në burg. Cmimin e pagoi Vanja. Tani është koha që institucionet ta shohin vetveten dhe të shtrojnë pyetjen; cfarë mund të bënim që ta shpëtojmë këtë vajzë dhe gjithë fëmijët tjerë në këtë vend? Kjo është një tragjedi dhe shpresoj, lutem, se ky vend, qytetarët, institucionet dhe përfaqësuesit shtetëror do të shihen në pasqyrë dhe do të pyesin cfarë bëmë dhe cfarë duhet të bëjmë, për të siguruar se një gjë e tillë asnjëherë nuk do të ndodh” – tha Angela Aggeler, ambasadore e SHBA-së në Shkup.

Ekziston mundësia që MPB-ja të zgjerojë hetimet për vrasjen e dyfishtë që tronditi vendin – deklaroi kohë më parë Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski.

Sipas tij, nga autoritetet e Turqisë është kërkuar të dorëzohen të dhënat daktiloskopike, linjat papilare si dhe materiali për analizën e ADN-së përmes ndihmës ndërkombëtare juridike, për të dyshuarin e parë Lupço Palevskin I cili u arratis dhe i arrestua në Turqi.

Këto të dhëna, sipas Spasovskit, nevojiten që të konfirmohet implikimi I të gjithëve, të cilët për momentin janë të dyshuar dhe për të cilët janë dorëzuar kallëzime penale.