May 5, 2024
Maqedoni

Afrim Gashi dhe Bekim Sali treguan aftësi të shkëlqyera negociuese

Analistët politikë në Shkup shprehin respekt për aftësitë negociuese që treguan kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Bekim Sali.

“Alternativa u tregua partner i mirëfilltë i opozites dhe deri në fund i qëndroi premtimit për rrëzimin e kësaj qeverie. Mirëpo kur rrëzimi i qeverisë dështoi, po e theksoj jo me fajin e Alternativës, lideri i saj pranoi rekomandimet e ndërkombëtarëve që të zgjerohet shumica, lideri i Alternativës Afrim Gashi dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt pranuan këto rekomandime të ndërkombëtarëve dhe përmes negociatave serioze arritën të nxjerrin maksimumin”, thotë profesori universitar, Fatos Fazliu.
Ai thotë se më shumë peshë se postet që do të mer Alternativa, kanë parimet që janë dakorduar.
“Ndriçimi i rasteve të montuara gjatë kohë ishte tabu temë në Maqedoninë e Veriut. Alternativa arriti këtë temë ta fusë në marrëveshjen për qeverisje. Kjo është një arritje qe duhet të respektohet”, thekson Fazliu.

Mirënjohje për aftësitë negociuese që treguan Gashi dhe Sali shprehin edhe ata që ishin kundër hyrjes së Alternativës në qeveri.
Ndër ta është edhr gazetari Benjamin Arifi, i cili sado me dozë ironie, megjithatë vlerëson se Alternativa ka arritur të nxjerrë maksimumin.
“ BDI duhet me i çu Afrimin edhe Bekimin si përfaqësues në negociata për ndarje pushteti. Këta me i pas 15 deputetë po ja mirrkan Zaevit edhe licencën e ajvarit 😂

P.S. Vazhdoj të mendoj se Alternativa po bën gabim, pavarësisht pazarit të fortë”, shkruan Arifi në Facebook.