Afrim Gashi: Alternativa do të votojë për rrëzimin e qeverisë
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në konferencë për shtyp tha se në partinë e tij është diskutuar për një pengesë dhe sot është tërhequr kjo pengese për shkak se deputeti Dimitar Apasiev ka tërhequr nënshkrimin dhe është nisur një nismë e re pa qenë Apasievi në listë.
“Bashkërisht me katër deputetët do të votojmë për rrëzimin e qeverisë”, tha Gashi.
“Dua të them se kjo është faza e parë, ndërsa më pas fillon faze e dytë e krijimit të qeverisë. Alternativa nuk do të jetë pjesë e qeverisë që nuk ka të qartë rrugën euroatlantike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, tha Gashi.
Ai tha këtë garanci e jep për katër deputetët që vijnë nga partia e tij, ndërsa sipas Skender Rexhepit kjo ishte një fitore e Alternativës si subjekt politik.