“Afrim Bunjaku, Enver Zymberi”, të rinj në përkrahje të Shqipërisë me emrat dhe portretet e heronjve
Me emrat dhe portretet e heronjve, Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi, të rinj shqiptarë do ta mbështesin Shqipërinë sonte në përballjen e saj me Çekinë.
Ministri I Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar një video me disa të rinj që nga theksi duket të jenë nga Kosova e duke treguar se rrugët e Tiranës janë të mbushura me “plot shqipe të ardhura nga të gjitha trevat dhe diaspora”.
Në të njëjtën kohë kur përballet Shqipëria do të luajë edhe Kosova kundër Andorrës.
Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikimet e kampionatit evropian.