Aeroplanët për shuarjen e zjarreve qëndrojnë në hambar, nuk servisohen prej dy vitesh
Edhe pse aeroplanët “AirTractor” të destinuar për shuarjen e zjarreve, nuk fluturojnë për dy vjet, sepse nuk servisohen, kjo nuk ishte pengesë Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit në maj të këtij viti të sigurojë karburant për ta. Dihej se në muajt e ardhshëm avionët nuk do të ishin në gjendje të fluturonin. Kontrata për furnizimin me karburant u nënshkrua më 5 maj, me vlerë 50 mijë euro. Përveç karburantit të blerë, një kontratë sigurimi për tre aeroplanët, me vlerë afro 200 mijë euro, u nënshkrua vitin e kaluar, e cila skadon në shtator të këtij viti. Drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit thotë se këto prokurime ishin të nevojshme, edhe pse bëhet fjalë për procedura shumë të shpejta dhe të thjeshta, sesa lidhja e një marrëveshjeje për servisimin e avionëve.
Maksuti thotë se procedura për servisimin e avionëve ka filluar dhe marrëveshja pritet të nënshkruhet në ditët në vijim. Megjithatë, që një aeroplan të fluturojë do të duhet të pritet deri në 45 ditë për tu servisuar.
Tre “AirTractors” nuk kanë qenë në funksion për dy vjet. Dy tenderat e shpallur për servisim dështuan pasi servisuesi, kërkoi shumë që është 40 për qind më e lartë nga ajo që e lejon Ligji i Prokurimit Publik. Për momentin, procedura do të kryhet me negociata të drejtpërdrejta për të gjetur një servisues, në mënyrë që aeroplanët të jenë funksional./Alsat-m