May 5, 2024
Maqedoni

Admirim Haliti: Nuk ka bisedime për hyrjen e ASH-së në Qeveri, reformat po vazhdojnë pa ndërprerë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Haliti, ka deklaruar sot se nuk ka bisedime me Aleancën për Shqiptarët për hyrje eventuale të tyre në Qeveri. Haliti i quan spekulime ato zëra ndërsa ka shtuar se e rëndësishme është që reformat të mos ndalen.
“Të gjitha këto lajme dhe diskutime për momentin janë spekulime, por unë dhe MSHIA nuk merremi me këtë. Nëse edhe për një muaj duhet të vjen ministri i ri, ne do të tentojmë deri në fund ta bëjmë punën në mënyrën më profesionale të mundshme. Nuk është me rëndësi kush do të jetë ministër, me rëndësi është reformat të vazhdojnë, gjegjësishtë të ecim para”, ka deklaruar Haliti, para fillimit të diskutimit publik për Draft versionin nga Strategjia për reforma në administratën publike 2023-2030.