Administratorët në Maqedoni po marin pushim pa pagesë dhe shkojnë për të punuar kamarierë në bregdet
Punonjësit e Administratës Publike në Maqedoninë e Veriut po marrin tre muaj pushim pa pagesë këtë verë për të shkuar në punë sezonale jashtë vendit, kryesisht në Kroaci.
Pothuajse nuk ka asnjë institucion shtetëror, ndërmarrje publike apo komunë ku të mos jenë firmosur vendimet për pushim pa pagesë të kërkuar nga punonjësit. Ata marrin tre muaj pushim pa pagesë, plus një muaj pushim të kombinuar të vjetër dhe të ri, në mënyrë që të mund të shkojnë jashtë vendit, kryesisht në bregdetin kroat dhe të punojnë në hotele dhe restorante gjatë sezonit të verës.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu konfirmon për “Sakamdakazam.mk” se administratorët po marrin pushime pa pagesë dhe po shkojnë për të punuar në vendet turistike. Vetëm nga ministria e tij këtë vit kanë marrë leje pa pagesë 15 persona.
“Vetëm ditët e fundit kam nënshkruar vendime për pushim pa pagesë të tre punonjësve. Është e vërtetë që shkojnë të punojnë në vendet turistike verore, por ligjërisht nuk mund t’i ndalojmë dhe të mos u japim këtë lloj leje. Kjo dukuri është e keqe edhe në afat të gjatë, sepse ata që largohen, kontaktojnë atje, marrin oferta për punë të tjera, mund të humbasim edhe punëtorë në sektorin publik”, thotë ministri Aliu.
Asnjë institucion shtetëror nuk ka të dhëna të përgjithshme se sa administratorë kanë marrë leje pa pagesë.
Këtë sezon veror, kompania “Croatia Airlines” ka lansuar linjën e fluturimit nga Shkupi për në Split. Siç e pa ekuipazhi ynë, avionët janë plot me udhëtar[ që shkojnë në Kroaci për punë sezonale. Një pjesë e madhe e tyre janë administratorë.