May 2, 2024
Maqedoni

Ademi: “Më mirë për Tetovën” u kanë bërë presion pozitiv partive politike

Analistët në Click Plus kanë vlerësuar lartë iniciativën e pavarur “Më mirë për Tetovën” që do të garojë në zgjedhjet lokale në Tetovë.

Vëmendje më të madhe i ka kushtuar analisti Visar Ademi, i cili tha se kjo iniciativë ka bërë presion pozitiv ndaj partive politike, jo vetëm në emra, por edhe në formën dhe dizajnin e prezantimit të kandidatëve të tyre.

“E kanë kopjuar dhe e kanë bërë copy-paste listën e tyre, që është goxha e mirë”, tha Ademi.