April 28, 2024
Rajon - Botë

Aborti një e drejtë kushtetuese në Francë

Me shumicë votash, deputetët dhe senatorët francezë të mbledhur në pallatin e Versajës vendosën të përfshinin të drejtën e abortit në Kushtetutë, duke e bërë Francën, vendin e parë në botë që aplikon ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë në statutin e saj themelor.

Rezultati i votimit, i cili pasoi votimin e Kuvendit në janar dhe atë të Senatit javën e kaluar , u prit me duartrokitje.

“Një mesazh universal”, komentoi presidenti Emmanuel Macron me njëherë pas këtij vendimi historik, teksa Kulla Eifel u ndez për të festuar ngjarjen, me mbishkrimin “Trupi im, zgjedhja ime”.

Macron më pas caktoi një takim që qytetarët mblidheshin më 8 Mars, për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Grave, në “Place Vendome” në Paris, për të festuar hyrjen në fuqi të një lirie të re të garantuar në kushtetutë.

Nuk ka munguar reagimi i Kishës për këtë çështje. Akademia Papnore për Jetën kujtoi se pikërisht në epokën e të drejtave universale të njeriut, nuk mund të ketë të drejtë për të marrë një jetë njerëzore. Ndërsa në një shënim peshkopët francezë bënë thirrje për agjërim dhe lutje.