Maqedoni

A po tenton Ahmeti t’i frikësojë shqiptarët me armë në tubime?

Një tjetër incident ka ndodhur gjatë hapjes së shtabeve të BDI-së. Ngjashëm si në Çair, edhe hapja e shtabit zgjedhor në Zhelinë është përcjellur me krisma armësh nga aktivistë të BDI-së. Ky është incidenti i dytë gjatë kësaj fushate nga partia e Ahmetit. Deri tani policia nuk ka reaguar ndaj sjelljeve diletanteske të aktivistëve të BDI-së.

BDI e ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale me plot nervozizëm, arrogancë dhe tension. Në 3 ditët e para të fushatës kanë ndodhur 2 incidente të rënda, gjatë hapjes së shtabeve të BDI-së. Fillimisht në Çair, pastaj edhe në Zhelinë, aktivistët e BDI-së kanë gjuajtur me armë gjatë hapjes së shtabit. Komentuesit në rrjete sociale thonë se “Ali Ahmeti po përpiqet t’i tremb shqiptarët, pasi e ka kuptuar që e ka humbur respektin e tyre prej kohësh”. Megjithatë tentativa e tyre për frikësimin e shqiptarëve po jep efekt të kundërt, pasi gjithnjë e më shumë qytetarë po irritohen me sjelljen diletanteske të BDI-së.
R. L.