Maqedoni

A po mundohet t’i ikë përgjegjësisë Ali Ahmeti për tragjedinë e madhe në Tetovë, duke kritikuar opozitën?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një prononcim për gazetën LAJM, ka thënë se tragjedia që ndodhi në spitalin moduar të Tetovës është dhimbje e madhe për të gjithë qytetarët e vendit dhe në veçanti për familjarët e viktimave.

“Është dhimbje e madhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është dhimbje e madhe për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre dhe e tërë përpjekja bëhet të zbardhet e vërteta. Në ndihmë për të vërtetën na kanë ardhur edhe nga vendet e Evropës Perendimore, si nga Gjermania, NATO dhe SHBA. Opinioni pret që të dijë të vërtetën dhe familjet dhe familjet të dijnë të vërtetën”, tha Ahmeti.

LAJM: Opozita akuzon se institucionet tentojnë të shmagin përgjegjësinë. A do të ketë përgjegjësi?

“Nuk mendoj që kjo situatë duhet të përdoret për qëllime të politikave ditore sepse nuk i ndihmon dhe nuk i shëron dot plagët që janë shkaktuar. Të gjithë duhet të jemi racional. Askush nuk i është gëzuar kësaj tragjedie dhe ne do të përpiqemi që të zbardhim të vërtetën”, tha Ali Ahmeti për gazetën LAJM.
Disa analistë politikë shqiptarë dhr maqedonas shprehen të habitur se pse Ahmeti kerkesat e opozitës për përgjegjësi i konsideron poltizim. Sipas tyre, Ahmeti në të njëjtën mënyrë edhe në të kalurën ka tentuat ti ikë përgjegjësisë për tragjeditë që u kanë ndodhur shqiptarëve gjatë qevrisjes së BDI-së.
Ata shtojnë se kerkesa e përgjegjësisë nga pushteti kur ndodhin tragjedi të rënda është virtyt normal në demokracitë perëndimore, kurse politizim konsiderohet vetëm në vende që kanë demokraci hibride, ose në vende diktatoriale.