A nuk është koha të Ju thuhet troç politikëbërsve maqedonas…!
Shkruan: Etem Xheladini
Momenti i fundit për politikëbërësit shqiptar, tani në këto torbuleca ku po aktrojnë politikëbërsit maqedonas në R. Maqedonisë. V, me rastin e përfshirjesë të pakicës bullgare në Kushtetutën e RMV. Ju që po heshtni për premtimet që i dhatë shqiptarëve në kampanjatë zgjedhore Parlamentare për tri dekada deri te këto të fundit (e për fatë të keqë të përçar si kurrë më parë), duke vrapuar pas futjes në pushtet, harruat premtimet që u zotuat për ti realizuar kërkesa që i ka populli shqiptar, i nënçmuar e i përbuzër si kurrë më parë për këto tri dekada e gjysëm.
Tani po tregoni fytyrën tuaj të vërtetë qoftë si kur jeni në pozitë, po edhe në opozitë. Në vend që fundrrinave shovene maqedonase t’ju tregoni si për të kaluarën, po edhe për moment se të njëjtit kanë mbetur me ideologjit e tyre shovene, kur janë në pyetje kërkesat e shqiptarëve për të qenë të barabartë në këte shtet.
Ju me politikat tuaja karieriste me çdo kushtë për të ruajtë pushtetin bëni të kundërtën me vazalitetin tuaj si dikur edhe tani, që bashkë me shovenë maqedonas i dënuat dhe ua montuat proceset politike shqiptarëve të pafajshëm, tani bashkë doni të amnestoni politikëbërsit maqedonas të kohës, dhe veten tuaj nga përgjegjësia dhe fajin për proçeset e montuara.
Poashtu tani bashkë po ua jepni edhe dënimin e radhës akoma më të rëndë-përbuzjen e vuajtjeve mbi dydekada e gjysëm familjeve të tyre. Ku mbeti Drejtësi për Brodecin , Monstren, Kumanovën , Harun Aliun, Telin, Ridvanin, Rexhailin, Vaksincen, Sopotin, nuk po ka përgjegjësi për montuesit, dëmshpërblim për ata që vuajtën dënimet e pa fajshme.
Çka është e radhës pas rastit të harruar të Almirit, ku thuhet se tani sështë koha për kerkesat e shqiptarëve, edhe pse Maqedonia e V. në NATO.
Por tani shtrohet pyetja a nuk është koha të ju thuhet politikëbërsve maqedonas, o ju të gjorë ku në EU pa shqiptarët element shteteformues, e pa gjuhën shqipe zyrtare.
Vallë në sherbim të kujtë jeni , me çfar premtime u bëtë përfaqësues të shqiptarëve, për poste e tendere që vetem ju dhe të afermit tuaj që të përfitojnë ?!
Bollë me këto përralla u bëtë hore iku rinia, mbetën shtëpit vetëm në të moshuar.