May 5, 2024
Kosovë

A ka persona të vrarë te grupi i armatosur? Ja si përgjigjet kryeministri Kurti!

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se pas vrasjes së policit të Kosovës bëhet fjalë për formacion të organizuar, i cili është i armatosur e profesional.

Ai është pyetur edhe nëse ka informacione në lidhje me pretendimet se nga ana e grupit të armatosur ka një të vrarë.

Kurti ka thënë se nuk mund të konfirmojë këtë, teksa shton se në momentin që Policia e Kosovës ka një njoftim zyrtar, do ta ndajnë me mediat.