A incizojnë kamerat në Shkup? Ja çka thonë nga MPB!
Këto ditë janë vendosur kamera në bulevardet në të gjithë kryeqytetin e RMV-së, të cilat janë pjesë e sistemit “Qyteti i sigurt” dhe që do të përdoren në të ardhmen për ndëshkimin e qytetarëve që kanë kryer shkelje rrugore.
Nga MPB thonë se sistemi “Qyteti i sigurt” është duke u përmirësuar në vazhdimësi, i cili synon forcimin e sigurisë në komunikacion dhe pasi të vendosen do të përdoren për dokumentimin e kundërvajtjeve në komunikacion.
MPB shton se kamerat nuk janë ende në funksion dhe pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve të nevojshme lidhur me këtë projekt, publiku do të njoftohet për këtë.
Ministri i atëhershëm teknik Pançe Toshkovski muajin e kaluar deklaroi se sistemi për regjistrim automatik të kundërvajtjeve në komunikacion është në fazë testimi dhe për zbatimin e tij të plotë duhet të bëhen ndryshime përkatëse ligjore.