Maqedoni

A i ka Alternativa nën kontroll deputetët e saj?

I pyetur nëse Alternativa i ka nën kontroll deputetët e saj, Amir Elezi nga kjo parti, në emisionin Klan Debat theksoi se tre deputetët e tyre janë kompakt dhe i binden vendimeve të organeve partiake, përcjell KlanM.

“Janë të gjithë bashkë. Po i bëjnë vizitat dhe agjenbdën që e kemi sot në Kosovë. Ata e dinë se nuk e përfaqësojnë fisin e tyre dhe çfarëdo vendimi që do të marrë Alternativa, do të jetë vendim që do ta ndjekin edhe deputetët e Alternativës”, tha mes tjerash Amir Elezi, nënkryetar i Alternativës./KlanMacedonia

Elezi nga Alternativa: Nëse ASH ka ndonjë borxh të palarë ndaj BDI-së është mirë të tregojnë
KLAN DEBATTOP LAJMEVENDIby A.H on FEB 6, 2023

Amir Elezi nga Alternativa shpreh dyshimet e tij për hyrjen eventuale të ASH-së në qeveri. AI theksoi se Aleanca duhet të tregojë nëse i ka ndonjë borxh BDI-së e që po mundohet t’ia lajë duke e shpëtuar nga përçarja që po ndodh brenda partisë së Ahmetit, pëcjell KlanM.

Elezi në emisionin Klan Debat shprehet se Alternativa nuk është kundër hyrjes së ASH-së në qeveri, por shtoi edhe me kyçjen e saj, sërish nuk arrihet numri prej 80 deputetësh për ndryshimet kushtetuese./KlanMacedonia