Maqedoni

A e armatosi Zaevi Gashin me “bomba” në takimin e Strumicës?

A e ka furnizuar Zoran Zaev kryetarin e Alternativës Afrim Gashi me “armën” më efikase që e posedon, respektivisht me të ashtuquajturat “bonba” të incizuara?

Një pjesë e madhe e opinionit vlerëson se kjo ka ndodhur në takimin e fundit Zaev-Gashi në Strumicë.

Por nga Alternativa më tepër mohojnë se sa e konfirmojnë këtë.

“Sa e dimë ne Zaev ka dorëzuar të gjitha incizimet në Prokurori”, thonë nga Alternativa.

Ata përsërisin qëndrimin e shprehur në ditën e parë që kur doli foto për takimin e mbajtur.

“Nuk ka asgjë të veçantë dhe të mistershme në takimin me ish kryeministrin Zoran Zaev. E kuptoj interesin e mediave për këtë takim, por mendoj se pyetja themelore nuk është se me kë, ku e për çfarë takohem unë, por pse, me çfarë urdhri dhe cila është frika e shërbimeve LSDM-BDI që më ndjekin?”, pyesin sërish nga Alternativa./Lideri.mk