Maqedoni

A duhet të gradohen dy policët heronj Kamberi dhe Ferati?

Policët të cilët gjetën dy vajzat e humbura sot janë Dashmir Kamberi dhe Valon Ferati.

“Sot (01.04.2023) në orën 13:30 në rrugën “Xhon Kenedi”, pranë një objekti shitës në park, nga ana e punonjësve të policisë pranë stacionit policor Bit Pazar kanë gjetur të miturit M.K. (15) dhe A.A. (12), për të cilët mbrëmjen e datës 30 mars ishte denoncuar se kanë humbur kontaktet me familjen”, njoftoi MPB pasi u gjetën vajzat.

Dashmiri dhe Valonin në këtë mënyrë janë shndërruar në heronj të opinionit gjatë ditës së sotme.
Shumë prej lexuesve tanë janë paraqitur me propozim për gradimin e tyre nga zyrtarët e MPB-së dhe nga zyrtarët shtetërorë, shkruan Lideri.mk.

“Djem si këta duhet të avancohen që të vlerësohet puna e tyre”, shkruan një lexues.

“Ata janë shembull se si duhet të punojë policia. Te avancohen menjëherë”, propozon një lexues tjetër.
Ata janë vetëm dy prej lexuesve të shumtë që propozojnë gradimin e dy policëve heronj.

Mirëpo ka edhe lexues kritik ndaj policisë që me aq vonesë i kanë gjetur dy fëmijët edhe pse “i kanë pasur shumë afër”.