BallinaMaqedoni

A do të shkarkohet drejtori i Toksikologjisë? – Detaje se si iu ndërrua urina një personi përdorues të substancave narkotike

Ministri i Shëndetësisë një ditë më parë deklaroi se do ta shkarkojë drejtorin mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë, Danill Petrovski, kurse sot thonë që akoma nuk e kanë nënshkruar vendimin e shkarkimit, shkruan Alsat.

Nga Ministria njoftuan që janë duke e pritur raportin e jashtëzakonshëm të Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor që pastaj të marrin një vendim të plotfuqishëm.

Ndërkohë nëpër media po qarkullojnë informacione se në mesin e 18 të punësuarave me kontratë në vepër, njeri nga stafi teknik i ka bërë trysni një laboranti që t’i ndërrohet urina një personi me substanca narkotike. Këto indicie do të inspektohen nga autoritetet kompetente.

“Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të bëhet inspektim i jashtëzakonshëm në Klinikën Universitare për Toksikologji – Shkup lidhur me statusin e 18 personave të punësuar të cilët kanë marrë pëlqimin nga Ministria e Financave, për të konstatuar gjendjen aktuale. Për këtë procedurë nuk ka shkelje të kompetencave ligjor dhe është angazhim i ministrit Ilir Demiri. Pas raportit të pranuar nga inspektoratet kompetente do të veprohet sipas rregulloreve ligjore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në fakt mollë sherri për këto përplasje në Toksikologji u bënë 18 të punësuar, të cilët tani më 4 muaj nuk kanë marrë paga.

Mes tyre laborant, infermiere, administratore dhe shumica prej tyre me përvojë pune disavjeçare vetëm me kontratë në vepër. Në të gjithë këto zhvillime njëri nga doktorët Nino Beqarovski ka deklaruar sot dorëheqjen e tij nga Klinika Toksikologjisë.

Nga 31 dhjetori 2023, 18 të punësuarve të toksikologjisë u ka skaduar kontrata e punës dhe tani me katër muaj punojnë pa pagesë ndërsa vendimi final për këto të punësuar pritet të merret nga Ministri i Shëndetësisë. Nga ky resor thanë se zgjidhja e tyre do të bëhet pas zgjedhjeve./ Alsat.mk