September 7, 2024
Maqedoni

A do të kenë shqiptarët më pak ministri në qeverinë e re? Limani nga VLEN: Mund të ndodhë të ketë 1-2 më pakë

Valbon Limani nga VLEN në Dialy Click në TV21 tha se VLEN do të realizojë bisedime parimore me VMRO-DPMNE-në për pjesëmarrje në qeveri. Limani thotë se nuk është me rëndësi numri i dikastereve, por puna që do të bëjnë ministrat shqiptarë në qeverinë e ardhshme.

“Nuk e di se çka do të ndodhë, mund të ndodhë edhe ajo të ketë 1-2 më pakë, mirëpo prapë do ta përsëris se qëllimi i asaj është të realizohen të gjitha synimet dhe programet që kanë të bëjnë me ato ministri , e jo vetëm të kemi numra të caktuar që ministrive, me të cilët do t’i rahatosim 10-15-20 vetë që do të ulen në ato kolltukë”, theksoi mes tjerash Limani.