Maqedoni

A bën pjesë krahu i Selës në Frontit Europian? Bajrami: Mbetet për t’u diskutuar në organet partiake

Nënshkrimi i marrëveshjes për koalicionim mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe liderit të LP-së, Skender Rexhepit, ngjalli dyshimet se a dështuan negociatat mes BDI-së dhe Ziadin Selës së ASh-së?

Naim Bajramin – ministër dhe zëdhënës i Selës u përgjigj në këtë pyetje, duke thënë se “opinoni tashmë është i njoftuar se kanë një vendim të mëhershëm, por se a do të ketë vendim tjetër ditëve në vazhdim, sipas tij, ngelet për t’u diskutuar në organet partiake”.

Kujtojmë se ASH-ja e Selës ka sjell vendim që të dalë e vetme në zgjedhje.