Taravari thotë se ka biseduar me Blerim Ramadanin: Një prokuror prej Kërçove e komplikoi situatën
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se është dëgjuar me ish-ushatarin e UÇK-së që po vuante masën e paraburgimit shtëpiak në Maqedoninë e Veriut, pasi u arrestua me kërkesë të Serbisë përmes Interpol, përcjell TV21. I pyetur për arratinë e tij, Taravari tha se nuk ka informacione.
“Unë e di se Blerim…jam dëgjuar me Blerim Ramadanin, kam biseduar, e di se Blerim Ramadani është dashur prej ditës së parë të lirohet, por fatkeqësisht një prokuror prej Kërçove nuk e la atë mundësi që atë ditë të lirohet dhe e komplikoi situatën, më tutje çfarë ka ndodhur, nuk kam dijeni, besoj që institucionet përkatëse do të japin informata”, tha mes tjerash Taravari.