Kosovë

Osmani i përgjigjet Stanos: Deklaratat e tij janë raciste, nuk diskutohet Ura e Ibrit në Bruksel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano për deklarata e tij rreth çështjes së hapjes së Urës së Ibrit.

Ajo ka thënë se deklaratat e tij janë raciste dhe nuk meritojnë vëmendje dhe se çështja e Urës së Ibrit nuk duhet të diskutohet në Bruksel.

“Deklaratat e zëdhënësit të BE-së janë raciste, as nuk meritojnë më shumë vëmendje. Jam deklaruar në raport me ato deklarata raciste, nuk ka asnjë arsye dhe kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e çështjes së hapjes së Urës në Bruksel. Nuk kemi çka e pyesim Serbinë, njëjtë sikur zëdhënësi nga Sllovakia që nuk e pyet asnjë shtet fqinj kur e kalon urën e vet. Nuk pyetet Serbia për Urën tonë. Dialog nuk do të duhej të pranonte askush për këtë temë. Dialog me shpëtimtarët tanë, jo vetëm që është e nevojshme, është në interesin tonë mbi të gjitha. I lus qytetarët tanë në situatën kur në botë aleatët tanë po merren me lloj lloj konfliktesh, dhe po shohim vuajtjet njerëzore të konflikteve, që të punojmë me njerëzit që gjithmonë kanë qenë në krahun tonë.” – ka thënë Osmani të enjtën para gazetarëv gjatë një vizite në Viti.