Maqedoni

I riu gjendet i vdekur para një ndërtese në Shkup

Të hënën në SPB Shkup është raportuar se në hyrje të një objekti banesor në zonën e Qendrës është gjetur i vdekur i 22 vjeçari me iniciale I.S.

Një mjek i Urgjencës Mjekësore, transmeton Lideri.mk, ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.