Kampionia Elina Xhengo: Prindët e mi janë shqiptarë, unë jam greke!
Është vendi im. Kam lindur dhe jam rritur këtu. Unë jam greke. Njëkohësisht pranoj faktin që jam edhe nga Shqipëria, ndiej që jam nga Shqipëria, prindërit e mi janë andej, të afërmit e mi janë nga Shqipëria” – është shprehur kampionia Elina Xhengo
E pyetur më tej nëse ka ndjerë racizëm për shkak të origjinës së saj, Elina Xhengo ka thënë që jo. “Përgjithësisht njerëzit në fshatin ku unë jam rritur më duan shumë dhe s’kam pasur probleme”, shprehet 19-vjeçarja duke pohuar gjithashtu se ndihet shumë mirë të thotë se është edhe nga Greqia edhe nga Shqipëria dhe se kjo nuk është dicka e keqe.