BallinaMaqedoni

Nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit, thotë ministrja e re e Arsimit në Maqedoni

Nuk do të ketë më pushim pranveror për nxënësit, shkruan TV21. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se ky vendim është marrë në përputhje me anketat që janë bërë me prindërit dhe nxënësit e moshuar.

“Jo, nuk do të ketë pushim pranveror. Anketat profesionale të prindërve treguan se ata nuk duan, por edhe të nxënësve më të rritur gjithashtu, kështu që këtë vit nuk do të ketë pushim në pranverë”, tha Vesna Janevska, duke shtuar se mësimi do të nisë më 2 shtator, pasi 1 shtatori është ditë e diel.

Pushimi pranveror për herë të parë u aplikua këtë vit, vendimi i MASH ishte që ky pushim të ishte prej 7 ditëve, respektivisht nga 29 prilli, deri me 5 maj/tv21.tv