BallinaMaqedoni

Lajm i mirë për BDI-në: Drafti i Poll Uilliamsit u jep të drejtën për të qenë në qeveri, por Mickoski prap nuk do t’i pranon! (Video)

Përpiluesi i Marrëveshjes së Ohrit, Poll Uilliams, që u angazhua nga BDI-ja për të gjetur për gjetjen e zgjidhjes për respektimin e legjitimitetit, tashmë e ka përgatitur një draft-tekst të cilin e ka dërguar për komente në BDI. Integristët u mblodhën sot në selinë Qendrore në Reçicë të Vogël për të diskutuar mbi këtë draft, për të cilin, nënkryetari i partisë Arbër Ademi, tha se ka të bëjë me sanksionimin e legjitimitetit dhe me respektimin e vullnetit të qytetarëve për formimin e qeverisë.
Burime partiake ndërkohë kanë njoftuar për portalin Lideri.mk se i drafti i Poll Uilliamsit u jep të drejtën për të qenë në qeveri, por do të mbeten në opozitë, sepse kryeministri Hristijan Mickoski prap nuk do i pranon të jenë pjesë e kabinetit të tij.

Ademi u përgjigj edhe për pohimet e kryeministrit Mickovski, i cili pardje tha se ka informacione nga kanale të ndryshme se BDI ka qëllim destabilizimin e shtetit. Nënkryetari integrist ripërsëriti se BDI është parti shtetformuese që ende jep kontribut për demokratizimin e vendit dhe se do të shfrytëzojnë çdo mekanizëm për të mbrojtur legjitimitetin.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qendrore integristët folën edhe për vetingun, për të cilin Ademi tha se është politikë e kamotshme e BDI-së, që ky proces të kryhet nga ekspertë ndërkombëtarë e të cilit veting do të duhej t’i nënshtrohen të gjitha partitë, çdo politikan si dhe gjykatësit, prokurorët si dhe procesin e privatizimit që nga pavarësia e vendit deri më sot.