Maqedoni

Ndërroi jetë një nga gjigantët e arsimit shqip në Shkup, Saqin Lamaxhema

Sot pas një sëmundje të shkurtër ndrroi jetë Saqin Lamaxhema, ish arsimtar në shklllën Liria të Shkupit, kanë njoftuar familjarët e tij.
Ai ishte një nga përfaqësuesit e gjeneratës së ndritur të arsimtarëve në ketë shkollë, siç e kanë përshkruar kolegët dhe ish nxenësit.

“Edhe nje, nga ai brez gjigande arsimtaresh te shkolles “Liria” – arsimtari Saqin Lamaxhema – paska kalu ne amshim.

Me plot urtesi e shume dije. Edukatore e frymezues i jashtezakonshem.

I pazevendeshueshem!”, ka shkruar një ish nxënës i arsimtarit Saqin Lamaxhema.

Ka ngushëlluar edhe kryetari i komunës se Çairit, Visar Ganiu, i cili arsimtarin Lamaxhema e ka pasur kujdestar klase në shkollë fillore.

“Me pikëllim të thellë mora sot lajmin për vdekjen e arsimtarit Saqin Llamaxhema të Shkollës Fillore “Liria”.
Arsimtari Saqin ishte kujdestari im i klasës, ishte para së gjithash një edukator i shkëlqyer, e një njeri i dashur për të gjithë shoqërinë.
Ngushëllime familjes Llamaxhema, kolegëve dhe shokëve të tij.

Prehu në paqe arsimtari Saqin!”, ka shkruar Ganiu.