Maqedoni

Ahmeti dhe Grubi i shkruajnë Osmanit: “Unë skuqem nga turpi i tyre!”

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetet sociale i është drejtuar presidentes dhe qytetarëve, duke kërkuar falje për, siç e quan Ahmeti, skandalin diplomatik.

“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme. Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë. Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Viçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me rradhë”, ka shkruar Ahmeti.

“Kosovë, na fal”, reagon Artan Grubi pasi presidentja Osmani u pengua në Aeroportin e Shkupit

Pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u pengua në Aeroportin e Shkupit ka reaguar Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut nga BDI-ja – tash në opozitë.

“Kosova, na fal”, ka shkruar fillimisht ai.

Еве убиец на простатата! Мажите треба веднаш да го прочитаат ова!
Më pas ai hedhur kritika ndaj pushtetit të Maqedonisë së Veriut.

“Nga zot shtëpie në qiraxhi, nga vendimmarrës në vazal, nga krenar në puthadorë, nga dinjitozë në pakurrizor, nga faqebardhë në faqezinjë, nga të ditur në injorant, nga guximtar në frigacak, nga qeverisës në shëbëtorë, nga fitnitar në humbës, nga Europa e Amerika në Rusi e Serbi, nga Ali Ahmeti në Ivan Stoilkoviq”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express