Tetovari fiton 23 mijë euro me mashtrim, shiti parcelën e huaj prej 11.000 metra katrorëve
Me datë 30.07.2024 në ora 16:00 në SPB Tetovë, një 50-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga H.I (32) nga Tetova. Sipas raportit, transmeton Lideri.mk, gjatë muajit shkurt H.I. e ka mashtruar dhe me të ka lidhur marrëveshje për shitblerje të patundshmërisë në Tetovë me sipërfaqe të përgjithshme rreth 11.000 metra katrorë, e cila ishte në pronësi të personave të tjerë.
“Janë marrë masat për zbardhjen e rastit”, njoftoi MPB./Lideri