September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Kontrolle falas, gjysma e kumanovarëve rezultojnë të kenë probleme me mëlçinë

Nga 60 qytetarë të kontrolluar në klinikën mobile për kontrolle falas të mëlçisë në Kumanovë, tek gjysma e tyre, respektivisht 30 janë konstatuar se kanë probleme me mëlçinë për të cilat nuk kishin dijeni. Pasditen e djeshme, qytetarët dolën në sheshin e qytetit për të bërë një analizë falas dhe anonime për hepatitin B, C dhe HIV, si dhe kontroll për vlerësimin e mëlçisë, , transmeton Lideri.mk.

“Edhe gjysma e qytetarëve të ekzaminuar kanë pasur shenja të dëmtimit të mëlçisë. Kjo është mjaft alarmante. Kjo nuk do të thotë se të gjithë kanë infeksion, por se kanë një mënyrë të keqe jetese, dietë të keqe, përdorim të shumë barnave, pirje alkooli”, tha drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, dr Stefan Trajanovski.

Me rastin e Ditës Botërore të Mëlçisë organizohet klinika mobile për kontroll falas dhe anonim për zbulimin në kohë të sëmundjeve të mëlçisë, shkruan Sdk.mk.

Në 10 qytete të vendit po zhvillohet fushata kombëtare për skrining të mëlçisë, e cila ka filluar dje në Shkup dhe Kumanovë.

Fushata organizohet nga Ministria e Shëndetësisë, “Hepar Center” nga Manastiri dhe Klinika për Gastroenterohepatologji. Sa për krahasim, prej 150 pacientëve të kontrolluar në Shkup, 10 kanë rezultuar të kenë problrme, transmeton Lideri.mk.

Axhenda e ambulancës së lëvizshme për kontroll falas dhe anonime për qytetet e mëposhtme është:

31.07.2024 – Shtip dhe Strumicë
– Shtip (Sheshi i Qytetit)
– 09:00 – 11:00
– Strumicë (Sheshi i qytetit)
– 17:30 – 19:30
08.05.2024 – Strugë dhe Ohër
– Strugë (Sheshi i Qytetit)
– 09:00 – 11:00
– Ohër (Sheshi i Qytetit)
– 17:30 – 19:30
06.08.2024 – Manastir dhe Kavadar
Manastir (Sheshi i qytetit)
– 09:00 – 11:00
– Kavadar (Sheshi i Qytetit)
– 17:30 – 19:30