Rajon - Botë

Ardita Sinani mer postin e kryetares së Preshevës, urimi i parë nga Albin Kurti

Ardita Sinani ka marë sot zyrtarisht postin e kryetares së Preshevës, kurse ndër urimet e para i ka arritur nga kryeministri kosovar, Albin Kurti.

“Urimet më të sinqerta e të përzemërta Ardita Sinanit për detyren e re si Kryetare e Komunës së Preshevës, si dhe banorëve të saj për kryetaren e re të komunës së tyre. Fitorja bindëse në zgjedhjet e qeshorit ishte përcaktim i qartë i vullnetit të qytetarëve për komunën që duan dhe mandat i fuqishëm i Arditës për të udhëhequr e qeverisur në atë drejtim.

Bashkë me urimin për suksese dhe punë të mbarë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive, shpreh gatishmërinë time dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim”, ka uruar Kurti.