Dramë në Maqedoni: Po digjen tre fshatra, banorët nuk largohen nga shtëpitë, policia i detyron të evakuohen!
Tre fshatra janë përfshirë nga zjarret, ndërsa në fshatin Nemanjiqi një e katërta e shtëpive janë djegur nga zjarri, thotë kryetari i komunës së Sveti Nikollës, Dejan Mlladev.
Problem më i madh është vendimi i disa banorëve, pronarë të shtëpive të djegura, të cilët refuzojnë të largohen nga zjarret, transmeton portali Lideri.mk, ndaj policia duhet të kryejë me forcë evakuimin dhe të transferojë banorë pas banori në një vend të sigurt.
Për momentin me zjarrin po merren zjarrfikësit nga Sveti Nikole, vullnetarë, popullata lokale, zjarrfikës nga Shtipi, Negotina, Kavadari dhe Velesi.
Në terren ndodhet edhe ushtria, ndërsa një helikopter po shuan intensivisht shtëpitë e djegura në fshatin Nemanjiqi./Lideri