Maqedoni

Zyrtarë të ambasadës amerikane vizituan komunën e Çairit, u pritën nga kryetari Visar Ganiu

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot në kabinetin e tij mirëpriti David Myers – këshilltar politik pranë ambasadës amerikane në Shkup dhe Adrian Ismaili – analist politik i po kësaj ambasade.

Gjatë takimit kanë biseduar për sfidat e pushtetit lokal, pikëpamjet tona të përbashkëta mbi zhvillimin e pushtetit lokal, qeverisjen e mirë dhe zhvillimet politike.

“U ndalëm edhe te planet e Qeverisë së re në raport me zhvillimin e komunave, si dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve tanë.

Komuna e Çairit është e nderuar që ka miq kaq të mirë!”, njoftoi Ganiu pas takimit.