Maqedoni

Poeti nga Gostivari mjetet nga shitja e librit të tij ia dhuron Qendrës së Autizmit

Librin e ri nga poeti Zenku e gjeni te Info Qendra. Mjetet do të dhurohen te Qendra e Autizmit “Blue Puzzle”

Publicisti Driton Zenku publikon librin e shtatë me poezi

Këto ditë ka dalur nga shtypi botimi i ri me poezi i shkrimtarit dhe publicistit Driton Zenku. Zilja e Telefonit quhet libri i shtatë me radhë i autorit.

Është një përmbledhje poezish nga krijimtaria e tij e katër viteve të fundit, transmeton portali Lideri.mk. Opusi i poezive trajton raportet njerëzore dhe fenomenet sociale.

Zilja e telefonit u paraprinë librave me poezi Dilli në Natë, Rruga e Rrugëve, Haremi i Fjalëve, Dielli i Janarit, Niansa dhe përzgjedhjes së poezive “100 poezi” të botuar në vitin 2020.

Libri gjeti mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me programin e vitit 2024. Biblioteka Flaka, lektor Agim Mustafai, recensues Linda Limani, kopertina dhe dizajni Drin Zenku kurse fotografia Edit Azizi. U shtyp në shtypshkronjën Nani Print – Gostivar.

Driton Zenku është sociolog i diplomuar në UEJL, është gazetar dhe themelues i Agjencisë së lajmeve Flaka.

Është bashkautorë, recensues dhe redaktor i më tepër botimeve. Jeton dhe vepron në qytetin e lindjes, Gostivar.

Bibliografia:

Poezi, Dielli në Natë, viti 2000

Poezi, Rruga e Rrugëve, viti 2008

Poezi, Haremi i Fjalëve, viti 2010

Poezi Dielli i Janarit, viti 2016