Opinion

Abedin! Mbaj Shënim!

Nga Silvana Begaj

Është një shprehje ruse që thotë: Gomari krruan gomarin. Me demek se mbështesin njëri tjetrin. Skanë faj! Punë gomerësh!

Por shto Abedin!

Mirëqeverisja sado t’i bëni qefin njëri tjetrit është turp ta shkruani të zezë në të bardhë!

Shto dhe se si në një grusht Shqipëri disa hajdutë e kanë marr peng dhe Kryeministri nuk e di dhe ska përgjegjësi!

Shto Abedin se Korrupsioni rritet me përmasa për tu pasur zili dhe nuk ka ngel pushtetar pa u thirrur në Spak, por I Madhi nuk ka pasur dijeni! Kishte besim të verbër!

Shto dhe sesi fondet e çdo Institucioni ndërkombëtar humbin pa ardhur mirë dhe pasoja është dy vite paraburgim për “fajtorët”.

Abedin shto se kjo qeveri ka një mendje të hollë për të gjetur specialista në vjedhje, shkatërrim dhe degjenerim!

Turizmin mos u lodhni shumë ta përmendni se nuk besoj se iu ka mbetur ndonjë copë tokë pa ua dhënë investitorëve strategjikë të preferuarit e Më të madhit në Vend!

Bujqësinë nuk keni as pse e përmendni se në fund të fundit pse ta përmendni! Edhe pse është një prej faktorëve kyç në ekonominë e vendit tonë lihet në “harresë”!

Korrupsioni është bërë si muzikë për veshët tanë, por fto Beqaj, Ahmetaj etj të na flasin për kyçin e suksesit se nuk duam teori.

Prandaj Abedin! Mbaj shënim dhe dërgoja Atij!