September 19, 2024
Opinion

Faji i mospërfaqësimit adekuat të shqiptarëve është i BDI-së, anise sot të njejtit nxjerrin lot krokodili

Shkruan: Admirim Aliti, ish ministër për Shoqëri Informatike dhe Administrat

Ndryshimi i numrave te vegles se balancuesit qe i beri Ministri i tanishem i Administrates padyshim qe eshte joligjor, jokushtetues dhe si i tille i papranueshem. Ligji aktual per te punesuarit ne sektorin publik ka vetem nje reference per kete vegel, edhe ate ne nenin 20, paragrafi 4 ku thuhet “të dhënat mirren nga regjistrimi i fundit i kryer i popullsisë së Republikës së Maqedonisë për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë”. Dmth fjala kyce ne kete pjese te ligjit eshte fjala *popullsise*, dhe ketu nuk behet asnje dallim mes popullsise rezidente ose jorezidente. Kjo dmth se ne kohen kur une isha Minister i Shoqerise Informatike dhe Administrates dhe kur kam marur parasysh gjithe popullsine, kam pasur te drejte. Njashtu kjo nenkupton se ministri aktual nuk ka te drejte, dhe vendimi i tij eshte komplet joligjor dhe si i tille duhet te shfuqizohet.

Sa i perket koalicionit tone VLEN qe jemi ne qeveri, ne pervec qe kemi dalur me deklarate te njejten dite ku tregojme se kjo eshte e papranueshme, njashtu do te vazhdojme ne menyre institucionale te angazhohemi qe ta zhbejme kete gabim te ministrit te administrates.

Sa i perket BDI-se dhe loteve te krokodilit qe disa pre eksponenteve te tyre i nxjerrin, duhet te cekim qe kjo situate komplet eshte faj i tyre dhe i askujt tjeter. Pse?

(1) BDI kurre nuk tentoi qe ne menyre eksplicite ta kodifikoje ceshtjen e numrave te balancuesit ne ligj. Kete e them edhe nga pervoja personale, sepse pas regjistrimit te fundit te popullsise, kur asokohe si Minister i MSHIA i bera azhurimet e numrave, kerkova nga kolege Ministra te BDI ndihme qe bashkerisht te bejme edhe vendim ne qeveri, edhe te ndryshojme ligjin ku specifikojme qe ne numrat e perfaqesimit te hyje e tere popullata, ata nuk pranuan. Ngjashem me kete, ne menyre qe te ndalojme keqperdorimet e kesaj vegle (ku nje aplikant psh deklarohet si Shqiptar edhepse eshte Maqedonas, ose anasjelltas) ne kohen kur isha Minister se paku 2 here ne qeveri kam sjellur Ligj te ri te ligjit per te punesuarit ne sektorin publik, me te cilin ligj pamundesonim keqperdorimet — ne 2 rastet ky ligj ne seance qeveritare eshte bllokuar nga ministra te BDI. Dmth per arsyet qe vec ata i dijne, ata nuk kane dashur ta zgjidhin kete pune me ligj.

(2) Edhe pas 23 viteve nga marreveshja e Ohrit, Shqiptaret ne administraten publike jane diku vetem 20% (ne krahasim me Maqedonasit qe jane 74%). Njashtu akoma ne shtet kemi institucione shteterore ku numri i Shiptareve eshte me pak se 2%, bile edhe institucione ku nuk ka asnje te punesuar Shqiptar. Kjo eshte krejt me faj te BDI-se qe ka qene ne pushtet, por e cila nuk e ka pas interesin e perfaqesimit adekuat, por interesin e pasurimit te eksponenteve te saj. Zotimi yne si VLEN eshte qe ta permiresojme kete, sepse kjo eshte ne interes te Shqiptareve, gjithe qytetareve dhe shtetit.

(3) Sipas shume analizave dhe hulumtimeve, pjesa e popullit e cila ka qene me se shumti e diskriminuar ne perfaqesim 20 vitet e fundit ne Maqedoni, kane qene *Shqiptaret qe nuk jane BDI*. Keta thuase e kane pas te ndaluar te punesohen, me shume perjashtime te vogla. Prandaj nese shikoni regjistrimin e fundit te popullsise, edhepse Shqiptaret ne total jane 30% e popullates, nga ana tjeter — nga numri total i qytetareve te MK qe jane jashte shtetit — Shqiptaret bejne pjese 70% ne kete kategori. Kjo nenkupton qe Shqiptaret qe nuk kane qene BDI nuk kane pasur perspektive ne shtet, dhe prandaj numri i tyre eshte me i madh qe e kane leshuar vendin.

Si konkluze, sot kur BDI nxjerr lot krokodilli per perfaqesimin e Shqiptareve, kete e ben vetem per te gjete menyre qe ata te jene ne pushtet, dhe ne asnje menyre pse e ka dertin e popullit Shqiptar, dhe nese dikush ka faj per keqperdorimet qe behen me veglen e balancuesit, ose per hapesiren qe ministra te caktuar ne menyre joligjore ti nderrojne numrat, atehere fajtori padyshim qe eshte BDI e cila kurre nuk pati vullnet ta zgjidhe kete pune!