Maqedoni

MPB ka ngritur padi kundër Arben Esatit, personi që kërcënoi gazetarët me vdekje

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi kundër Arben Esatit, i cili i kërcënoi gazetarët për vdekje. Për këtë bëri me dije Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Deri këtu ka ardhur siç thotë SHGM, pasi më 22 mars ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook nën emrin Arben Esati ishin drejtuar tekste kërcënuese i cili ishte shoqëruar me fjalë vullgare ndaj disa mediumeve.
Shoqata e Gazetarëve e përshëndeti këtë akt, por megjithatë porositi që hapi i ardhshëm të jetë aktivitet urgjent nga ana e prokurorisë dhe i gjykatës, me qëllim që siç thonë ato që i shkelin të drejtat e gazetarëve të përballen me drejtësinë.
SHGM
“Një publikim i tillë nga personi Arben Esati shkakton ndjesi frike dhe jo sigurie nga rrezikimi i jetës së një pjese të gazetarëve të këtyre mediumeve dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Pas urgjencës së SHGM-së dhe në koordinim me një pjesë të gazetarëve që janë të përfshirë në këtë rast, u dorëzua këresë deri në MPB për realizim urgjent të hetimit”.