Kosovë

Babai i Artan Hajrizit: “Fatoni ia ka vjedhë pasaportën vëllait të tij”

Mustafë Hajrizi, babai i Artan e Faton Hajrizit po citohet të ketë thënë se Artan Hajrizi nuk ndodhet në Kosovë por është në Gjermani

Siç raporton mediumi “Nacionale“, ai citohet të ketë thënë se Faton Hajrazi – i arratisur prej ditësh nga burgu në Kosovë – i ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.

“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij [Artanit] ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë” – citohet të thënë Mustafë Hajrizi.

I pyetur se si është marrë kjo pasaportë, mediumi raporton se Mustafë Hajrizi deklaron se nuk kanë informacione rreth kësaj.

“Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedh, se di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë.” “Artani në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet” – citohet të ketë thënë ai.

I pyetur edhe nëse ka qenë në dijeni se me kë ishte në veturë Faton Hajrizi, “Nacionale” raporton se ai u përgjigj: “Jo jo nuk di kurgjo, ai u kanë t’u punu atje, nuk kanë pushim as kerkun”. /Reporteri.net/.