BallinaMaqedoni

Mickoski: Premtuam 1 miliardë euro, siguruam më shumë, do t’i përdorim kur të na nevojiten!

Pakoja financiare e qeverisë së Victor Orbanit është një bashkëpunim i veçantë ekonomik që do të zhvillohet në nivel të qeverive të Maqedonisë dhe Hungarisë, dhe është një lloj bashkëpunimi që nuk është i kufizuar në sasi, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitën e tij në Ohër.

“Më vjen keq që kam lexuar në media të caktuara nga politikanë të caktuar se Mickoski “premtoi një miliard, solli 500 milionë euro”. Tani e them këtë, ne premtuam një miliard por sollëm më shumë, por do ta përdorim kur të na duhet.

Aktualisht na duhen 500 milionë euro. Nga ato 250 milionë nevojiten që komunat të financojnë projektet e tyre, gjë që është e rëndësishme për qytetarët sepse duan të ndjejnë projekte reale. 250 të tjerat duam t’ua japim bizneseve dhe kompanive, sepse kanë kushte tregu të paktën dyfish më të këqija. Sot në biznes ai që nuk ka nevojë për kredi merr kredi, këtu po japim si Qeveri, kjo është për ju”, tha Mickoski.

Detyrimi i biznesit do të jetë që të ketë të paktën 250 milionë euro që do t’i investojë si mjete të veta, në mënyrë që investimi fillestar në kompani të jetë 500 milionë euro.