September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Mexhiti, homazhe para Memorialit të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, në Parkun e Çairit! (Video)

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka kryer homazhe para Memorialit të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, në Parkun e Çairit, shkruan gazeta LAJM.

Mexhiti është shoqëruar nga kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, si dhe deputetët e VLEN-it, Merita Koxhashiku, Bakim Sali e Feride Haxhiu.

Homazhet janë organizuar nga Komuna e Çairit dhe Shoqata e boshnjakëve.

Ndërkaq, Këshilli kombëtar i boshnjakëve (KKB) sot në Shkup do të organizojë marshin tradicional komemorativ “Marshi për Srebrenicën” në nderi të përkujtimit të viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë në vitin 1995

Marshi do të fillojë në orën 18 nga parku i Çairit, do të vazhdojë në bulevardin “Xhon Kenedi”, Çarshinë e Vjetër, sheshi “Filipi i Dytë” dhe do të përfundojë në sheshin “Maqedonia” në orën 19.

“Prej orës 19 deri në orën 19:30 do të ketë program përkujtimor me rastin e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”, informoi KKB-ja.