October 6, 2024
Kosovë

Ndahet nga jeta aktorja e humorit DRITA DURAKU e njohur si “Nusja e Gostivarit”

Ndahet nga jeta aktorja e humorit DRITA DURAKU e njohur si “Nusja e Gostivarit”. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale gazetarja Radije Hoxha.
Drita Duraku
21 shkurt 1959 – 07 korrik 2024
Ngushëllime familjes dhe gjithë miqëve të saj
Pusho në paqe artiste!
Një jetë qeshëm me humorin tënd!
Sot po qajmë!
Zoti të mëshiroftë në atë botë!

Ne vend te perkujtimit:
Lamtumire e dashur Drita Duraku, Artiste kombetare e merituar e skenes se humorit dhe estrades se Kosoves, e rangut elite te komunitetit te artisteve dhe kengetareve te Kosoves dhe te gjitha trojeve shqiptare!
Ngushellime familjes dhe miqeve jo te pakte, gjithandej ku jetojne shqiptaret!
Me dhimbje te madhe e mora lajmin per ndarjen tende Motrushe nga jeta apo braktisja e trupit nga shpirti yt i”helmuar” pa fjale, shukatur ne heshtje gadi per dy vjet. Nuk kam fjale per ta shpreh pikellimin dhe mllefin per fajin e “braktisjes” dhe ikjen tende pa fjale! Mbase ne boten tjeter, nese ekziston do te gjesh prehje dhe dashnine e humorin qe i fale gjithe jeten pa kushte dhe nuk i more kur me se shumti pate nevoje per to! Qofte i perjetshem kujtimi per Ty Motrushe e te gjithe vellezerve e motrave te burgjeve, ilegales dhe dhe te reneve per Lirine e Kosoves dhe gjitha trojeve shqiptare!